1 Shkurt, 2023

Zotohet Edi Rama: Në Vjosë nuk do të ndërtojmë hidrocentrale, do mbrohet me ligj

 Zotohet Edi Rama: Në Vjosë nuk do të ndërtojmë hidrocentrale, do mbrohet me ligj

Për sa kohë që Partia Socialiste është në pushtet, në lumin Vjosa nuk do të ndërtohen hidrocentrale. Kështu u shpreh në emisionin “Now” me Erla Mëhillin kryeministri Edi Rama.

I pyetur se nga kush rrezikon Vjosa, kryeministri u përgjigj që “nuk e di, por ka gjasa që nga ata që mund të kthehen përsëri”.

“Ne jemi ata që e kemi vënë në mbrojtje Vjosën. Kur kemi thënë se Vjosa duhej mbrojtur aty projektoheshin hidrocentrale”, tha kryeministri Rama.

Edi Rama u shpreh për qeverinë e tij të mëparshme që është një shembull se si mund të ndodhë që dy ministri të së njëjtës qeveri të kundërshtojnë njëra tjetrën.

“Një ministri jep një autorizim për të ecur duke parë një interes të sektorit dhe ministria tjetër, e mjedisit, brenda të njëjtës qeveri thotë kjo nuk do të bëhet, pasi në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale”, u shpreh kryeministri Rama, i cili në fund theksoi se në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale për sa kohë që në qeveri është PS.

Para disa ditësh, zv. ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi deklaroi në emisionin RinOn të Euronews Albania me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, Vjosa tashmë është zonë e mbrojtur dhe për shumë pak kohë ky vendim do të marrë miratimin në qeveri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *