4 Dhjetor, 2022

Zoran Zaev uron për 113-vjetorin e alfabetit të shqipes

 Zoran Zaev uron për 113-vjetorin e alfabetit të shqipes

Shqiptarët festojnë 113-vjetorin e alfabetit të gjuhës shqipe dhe mes personave që kanë uruar në këtë datë është edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Këto janë vlerat tona, që janë vlera europiane dhe me të cilat ne po ecim përpara në rrugën e integrimit në BE. Kremtimi i vlerave kulturoreve, ngjarjeve dhe traditave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë ato shqiptare është themeli i shoqërisë sonë multikulturore. Është një kontribut i fuqishëm për një të ardhme të begatë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, shkruan Zaev përmes një postimi në rrjetet sociale.

Alfabeti i gjuhës shqipe u vendos në Kongresin e Manastirit, sot në Maqedoninë e Veriut. Kongresi nisi punimet më 14 nëntor të 1908-s dhe i përmbylli ato më 22 nëntor të po atij viti.

Në këtë Kongres u thirrën 50 delegatë, përfaqësues të 23 qyteteve të banuara nga shqiptarët, përfaqësues të shoqërive kulturore e patriotike. Nga këta delegatë 32 patën të drejtë vote dhe 18 ishin me statusin e vëzhguesit.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mithat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi e Fehmi Zavalani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *