4 Dhjetor, 2022

‘Zonja e drogës’ në Itali është një vajzë shqiptare. Si u tradhtua nga miku i saj përkrahësja e Lega Nord

 ‘Zonja e drogës’ në Itali është një vajzë shqiptare. Si u tradhtua nga miku i saj përkrahësja e Lega Nord

Militante aktive e formacionit politik Lega Nord (Lidhja e Veriut), shumë pranë pozicionit të lëvizjes kundër certifikatës së gjelbër anti-Covid dhe “no vax”, siç duket dhe nga profili i saj në Facebook.

Gjithmonë e fotografuar përkrah politikanëve lokalë të Lidhjes Veriore në Itali, të cilët e kanë luftën kundër shpërndarjes së drogës një nga flamujt e tyre, nga lideri Matteo Salvini e tutje.

Megjithatë, sipas karabinierëve të kompanisë Desio, 36-vjeçarja Jona Mullaraj, me origjinë shqiptare, ishte cilësuar “Zonja e drogës” në shtetin fqinj, arkitekte e një trafiku hashashi, e goditur nga policia mes Brianzës dhe Milanos.

Në këtë aferë, në të cilën asnjë politikan i Lega-s nuk është i përfshirë, e ka tradhtuar një bashkëpunëtor, një i dënuar me precedent për dhunë seksuale, i cili kishte për detyrë të ruante një ngarkesë prej 450 kilogramësh (sasi e dalë nga përgjimet).

Operacioni

Nga kjo vjedhje, e ndodhur në garazhin e një banese në Cesano Maderno, në Brianza, karabinierët, të koordinuar nga prokurori Carlo Cinque, zbuluan dhe shkatërruan një rrjet trafiku të drogës, ku u vunë në pranga pesë persona.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte ‘koka’ e trafikut, por një bashkëpunëtor i saj 45-vjeçar, e ka mashtruar, duke simuluar vjedhjen e sasisë së hashashit që kishte për detyrë të ruante, me ndihmën e një burri tjetër, një 43-vjeçar nga Limbiate.

Portieri i godinës ka vënë re thyerjen e derës së garazhit dhe ka thirrur karabinierët. Pasi u vendosën në vend, ata nuhatën një erë të fortë hashashi që vinte nga ndërtesa. Hapi tjetër ishte kontrolli i shtëpisë së 45-vjeçarit në Cesate (Milano), ku zbuluan 80 kilogramë lëndë narkotike, pjesërisht që i atribuohen 36-vjeçares nga Saronno, e cila ishte grabitur.

Trafiku i hashashit

Megjithatë, agjentët e Desios nuk u ndalën te sekuestrimi, por thelluan hetimet, duke zbuluar një tregti me pakicë hashashi të menaxhuar nga një 38-vjeçar shpërndarës në rrugë, aktiv në Senago, gjithashtu në zonën e Milanos, i dokumentuar me video-përgjime, duke dokumentuar nga afër shkëmbime mes drogës dhe parave.

Në frontin e hetimit, pjesa më e vështirë ishte mbërritja te Mullaraj, e njohur nga pronarja e garazhit si gruaja që vjen për të marrë çelësat, edhe pse kontrata ishte nënshkruar me një emër tjetër. Vajza shqiptare shfaqet edhe në bisedat e tjera të përgjuara nga prokuroria italiane.

Sipas hetuesve, elementet ndaj gruas së re, e cila duhet t’i nënshtrohet marrjes në pyetje me garanci, janë të “pakundërshtueshme”.  Mullaraj punon në Saronno në fushën e ndërtimit dhe njihet për angazhimin e saj politik në Lega Nord.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *