29 Nëntor, 2023

Zemërimi dhe revolta popullore jep efekt, nafta po shkon drejt 200 lekëve

 Zemërimi dhe revolta popullore jep efekt, nafta po shkon drejt 200 lekëve

Kryeministri Rama bëri të ditur në faqen e tij në Facebook se ka filluar aktivteti i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, i cili do të kontrollojë çmimet e naftës, por dhe ka ngrirë fitimet e tregtuesve.

“Mirëmëngjes  dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Çmimet e naftës arritën një javë më parë në rekordin e 260 lekëve, duke u shtrenjtuar me gati 70 lekë për një javë, ndërsa në bursa u rritën nga 90 dollare në 130 dollarë. Rritja e fortë e çmimeve tek ne nxiti protesta të shumta.

Aktualisht në bursa nafta po tregtohet me 110 dollarë ndërsa tek ne ka filluar të zbresë drejt 200 lekëve, rreth 10 lekë më shumë se para se të fillonte shtrenjtimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *