Zbythet Sali Berisha, i dërgon Bashës për negociata Edi Palokën?

Pas thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, pas protestës ku dështoi për të bërë atë që trumbetoi me të madhe, të merrte selinë e PD si edhe dënimit të dhunës në 8 janar nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, Sali Berisha duket se ka nisur të kuptojë se nga kjo “luftë” po humbet dhe ka nisur që të tërhiqet.
Report TV bën me dije se nga burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht, është mësuar se Berisha ka dërguar Edi Palokën si ndërmjetës për një tryezë të përbashkët mes tij dhe Lulzim Bashës.
Theksojmë këtu se Paloka ka qenë i pari që ka kërkuar dialog para 2 Kuvendeve, atij të 11 dhe 18 dhjetorit dhe duket se po bën urën lidhës mes dyshes.
Nga sa flitet, gjithmonë në rrugë jo zyrtare, Basha ka mohuar, duke i qëndruar besnik deklaratës së tij të 7 janarit që tha se “nuk është i hapur më asgjë ndaj Berishës”.