1 Tetor, 2023

Zbulohet skenari i Berishës për të goditur Bashën në zgjedhjet lokale

 Zbulohet skenari i Berishës për të goditur Bashën në zgjedhjet lokale

Sali Berisha po bën gati një skenar që të godasë Lulzim Bashën në zgjedhjet e pjesshme lokale, në mënyrë që ai të mos fitojë asnjë bashki.

Berisha ka ftuar aleatët e Bashës që të bashkohen me të dhe ta lënë vetëm Bashën në zgjedhje.

Kjo gjë është zbuluar nga Agron Duka.

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka bërë me dije se kanë marrë një ftesë nga Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar.

Ai tha se ky është një nga mundësitë që do të diskutojnë sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.

“Kam lënë sot një takim, mundësitë janë të ndryshme, kemi vetëm një sinjal nga grupi i Berishës që të zgjedhin kandidat.

Mundësitë për të marrë vendime janë të ndryshme, mund të marrim një vendim për një kandidaturë, pavarësisht se cilit grup i takon, ku nga 2 kandidaturat ne mendojmë se është më i mirë, mund të bëjmë koalicion me një nga dy pjesët e PD-së, ose të jemi indiferentë.

Unë nuk doja që të ishim indiferencë. Berisha po përpiqet që të ndërtojë një koalicion dhe të krijojë një kandidat”, tha Duka

Zgjidhjen për luftën në PD nuk e sheh as te vendimi i Gjykatës, pasi sipas tij Gjykata do të japë një përgjigje pa përgjigje. Idealen e sheh te zgjedhjet brenda PD-së, por në kushtet kur kjo nuk pranohët nga Lulzim Basha, për Dukën, zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie do të tregojnë se kush do të ketë një mbështetje më të madhe.

“Idealja do të ishte të ketë zgjedhje, të ketë konkurrencë, ndoshta këtë zgjedhjet e pjesshme vendore, do të japin edhe një farë argumenti sipas renditjes së grupimeve të PD, ai që do të renditet përpara do të thotë unë jam më i votuari”, tha Duka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *