ZBULIMI: Amerikanët i kërkuan Berishës të hiqte Bashën dhe të vendoste Rudina Hajdarin në krye të PD

Gazetari Lorenc Vangjeli ka sjellë në vëmendje një takim të vitit 2018 mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
Të ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli shprehet se diplomati amerikan i kishte kërkuar Berishës të ndikonte në ndryshimin e lidershipit të PD-së.
Një kërkuesë e tillë, sipas Vangjelit, ishte bërë për shkak të situatës së krijuar pas publikimit të artikullin në revistën “Mother Jones”. Vangjeli pohoi se Berishës ju kërkua të mbështeste vendosjen e Rudina Hajdarit në krye të PD-së, por ish-kryeministri Berisha e ka refuzuar.
Berisha: Unë mendoj se nuk duhet të bëj publike një bisedë konfidenciale. Ka patur shqiptarë por edhe vetë zonja Kim u ka thënë të tjerëve që ne e kemi paralajmëruar Berishën dhe një nga emrat është ky emër.
Fevziu: Çfarë ju ka kërkuar Moore, për ta bërë kryetar partie?
Berisha: Të mbështes politikisht një person. Brenda PD-së.
Vangjeli: Erdhi nga SHBA t’ju kërkonte?
Berisha: Jo, ai erdhi për një aktivitet, mbulonte organizatat ndërkombëtare në DASH.
Fevziu: Kush ishte personi?
Vangjeli: Po them të vetmin emër, që nuk e ka thënë Moore, por e keni thënë ju në mënyrë konfidenciale dhe në mënyrë konfidenciale e kam marr dhe unë, është zonja Rudina Hajdari. Kjo ka ndodhur në 2018. Në takimin e fundit ju është prezantuar pikërisht ky faul i zotit Basha me financimet e mundshme ruse, kur Nik Muzin deklaroi që kishte dhe një dërgesë tjetër prej 500 mijë dollarësh.
Historia vazhdon, sepse përmendet edhe emri i një turku dhe në atë kohë ju është kërkuar të ndryshoni lidershipin e PD dhe kandidatura ka qenë Rudina Hajdari, e keni kundërshtuar. Kjo ka qenë besëlidhja e juaj e parë me Lulzim Bashën.
Berisha: Më kërkoi të mbështesë politikisht një person. Erdhi në një aktivitet të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mbulonte organizatat ndërkombëtare.