Yuri Kim “mesazh” demokratëve për Berishën: Të zgjedhim të ardhmen, mbi të shkuarën

Dita e Rinisë në vendin tonë është përkujtuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Në një postim rrjetet sociale, ambasadorja amerikane Yuri Kim thekson nevojën e zgjedhjes së të ardhmes mbi të shkuarën për një Shqipëri të drejtë dhe të pasur:
“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Jemi krenarë që jemi aleati dhe mbështetja juaj në NATO në BE.
Ne duam që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë, më e pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara jo prapa, të zgjedhim të ardhmen, mbi të shkuarën”.
Postimin e saj ambasadorja Kim e shoqëron me postimin e ambasadës amerikane që përkujton protestën e studentëve të dhjetorit, që rrëzuan komunizmin dhe kërkuan një Shqipëri si gjithë Europa, duke shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA në atë kohë dhe tani.
“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës.
Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij, ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.