2 Shkurt, 2023

Yuri Kim bën bashkë gjithë ambasadorët amerikanë, “armiq” të Berishës

 Yuri Kim bën bashkë gjithë ambasadorët amerikanë, “armiq” të Berishës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite.

Kryediplomatja amerikane ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto nga takimi me ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.

Kim shprehet se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, por shton se disa gjëra i kanë të përbashkëta.

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. 

Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *