28 Janar, 2023

Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn: Më kërkoi ta mbroja nga Rama, e kishte hedhur në gjyq

 Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Kastriot Myftarajn: Më kërkoi ta mbroja nga Rama, e kishte hedhur në gjyq

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar bisedën e fundit me analistin Kastriot Myftaraj i cili kreu vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e katit të katërt të banesës së tij, dy ditë më parë.

Manjani tregon se gazetari ishte hedhur në gjyq nga Edi Rama për shpifje dhe ai i kishte kërkuar ta përfaqësonte si avokat në proceset gjyqësore.

Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. 

Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri. 

Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur… ”, shkroi Manjani.

Kastriot Myftaraj ndërroi jetë paraditen e së enjtes, pasi u vetëhodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte, në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *