28 Janar, 2023

Ylli Manjani: O budallenj, me Berishën do jem dhe do e ndjek nga pas, se ai është e vetmja opozitë sot në Shqipëri

 Ylli Manjani: O budallenj, me Berishën do jem dhe do e ndjek nga pas, se ai është e vetmja opozitë sot në Shqipëri

Nga Ylli Manjani

Ka disa snobë, që nuk janë zëdhënës pushteti, që më thonë “po ti, te Berisha i thua këto gjëra”?

Ndonjë tjetër më sugjeron se “nuk më shkon mua të flas të Berisha se po i shërben”…

Zëdhënësit elektronikë të pushtetit i bien më shkurt “ky është me Berishën”…

*****

Për të gjithë këto kategori kam vetëm një pyetje:

Dakord që nuk u flitka te Berisha, po ku flitet këto kohë?!

Na thoni ku dhe do shkoj t’i them edhe aty të njëjtat gjëra. Edi Ramës gjithashtu jam gati të shkoj e ti them se bashkëpunëtorët e tu nuk e kanë shpërdoruar detyrën dhe mos u tall as me ta e as me shqiptarët.

Por në pushtet siç e dini nuk flitet se të mbyllin fjalën. Unë e provova të folurën aty.

Në opozitë nuk flitet më askund përveçse tek ato takime që bën Berisha.

Ku tjetër doni që t’i them, përveç se në media që kam kohë që i them dhe me zë të lartë dhe thuajse i vetëm?!

Në rrjet social po e po. Por debati publik nuk bëhet në rrjet social në mënyrën më asociale të mundshme. Rrjeti social vetëm social nuk është.

Ku tjetër? Ma thoni ju!

Sa për atë se i kujt jam, edhe ju vetë e dini se fjala ime del veç nga mend’të e mia, siç ka dalë gjithmonë. Vendin e të folurit nuk e kam zgjedhë kurrë. Ku kam marrë pjesë kam folur.

Berisha na thirri, te Berisha folëm. Kaq.

Konspiracionet nuk i bëjnë mirë shëndetit të askujt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *