2 Shkurt, 2023

Xhevair Zeneli: M’u errën sytë kur më qëlloi me shpullë Kadri Roshi, nuk më kishin thënë gjë

 Xhevair Zeneli: M’u errën sytë kur më qëlloi me shpullë Kadri Roshi, nuk më kishin thënë gjë

Aktori Xhevahir Zeneli ka qenë i ftuar pak kohë më parë në emisionin e Rudina Magjistarit.

Gjatë emisionit Zeneli zbuloi pjesë nga prapaskenat e realizimit të filmave vite më parë.

“Kur kemi xhiruar filmin “Kur hapen dyert e jetës”, kemi bërë xhirime një muaj në dimër, në dëborë dhe një muaj në pranverë. Ashtu siç ishim veshur ashtu edhe flinim, ishte shumë ftohtë.

Paguanim dikë që na mbante sobat ndezur. Kishte bukurinë e vet edhe ajo.

Mblidheshim në mbrëmje me njëri-tjetrin jashtë xhirimit”, tha aktori.

Lidhur me filmin “Rrethimi i vogël”,  Zeneli tregoi se nuk ishte vënë në dijeni të skenës ku qëllohej me shuplakë nga aktori Kadri Roshi.

Ata ishin futur në zyrën e kryetarit dhe po bënin skenën. Unë nuk dija gjë fare, isha i pambrojtur dhe i papërgatitur për shuplakën.

Nuk më kishin treguar. Kur ai hapi krahun mua m’u errën sytë dhe kur tha regjisori shumë bukur doli, aty e kuptova.

Kur mbaroi më mori profesor Kadriu dhe më përqafoi.

‘Mirë do ishte të më kishe treguar profesor’, i thashë dhe ai ma ktheu: ‘Po të të tregoja nuk do dilte njëlloj skena’.

Dhe vërtetë ashtu ishte, ne bëmë edhe 4 dubla të tjera dhe mbajtëm të parën sepse unë reagoja, vija dorën në faqe instinktivisht për t’u mbrojtur”, tregoi Xhevahir Zeneli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *