5 Dhjetor, 2022

Xhemi Shehu rikthehet në Top Channel

 Xhemi Shehu rikthehet në Top Channel

Xhemi Shehu duket se do të rikthehet në Topl Channel, dhe për këtë, i “rrëshqiti” goja ish kolegut të saj, Salsano Rrapi.

I ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ai “u dorëzua” para ‘pyetjes rrufe’, kur u pyet nëse do të kishte një rikthim të Xhemit.

Salsano hezitoi paksa, por pastaj zbuloi se në ekranin e Top Channel do të vijë një program i ri.

Autori i tij do të jetë vetë Salsano, Xhemi do të moderojë bashkë me të, ndërsa regjisor do të jetë Altin Basha, pra, do të ketë dhe një rikthim të tij.

“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel.

Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor.

Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, pohoi Salsano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *