30 Nëntor, 2022

Vuçiç: Mos më detyroni të them se në çfarë presioni ndodhet Rama

 Vuçiç: Mos më detyroni të them se në çfarë presioni ndodhet Rama

Në një intervistë për mediat serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Duke e dënuar si akt të rëndë, ai ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet nën presion në lidhje me këtë çështje.

Vuçiç tha se djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ndodhi.

“Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve, ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mos më detyroni të ju tregoj se nën çfarë presioni ndodhet Rama për këtë”.

Duke folur për “Open Balkan”, Vuçiç shtoi se bëhet fjalë për projektin më të madh të paqes.

“Unë besoj se ‘Ballkani i Hapur’ mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi me normën më të lartë kumulative në Evropë gjatë dy viteve të fundit. Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtë për një të ardhme sipas dëshirës sonë”, tha presidenti serb.

Gjatë vizitës së Vuçiç në Tiranë, mbështetësit e Sali Berishës në protestën e thirrur prej tij para kryeministrisë, i kanë vënë flakën disa flamujve serb, duke bërë thirrje kundër Serbisë dhe nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Policia e Tiranës arrestoi dy persona të akuzuar për djegien e flamujve, por pas dy ditësh gjykata i liroi, duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *