27 Nëntor, 2022

Vrasja e 8 vjeçarit, a e di ministrja për Rininë e Fëmijët se çfarë punësh duhet të bëjë dikasteri që drejton?

 Vrasja e 8 vjeçarit, a e di ministrja për Rininë e Fëmijët se çfarë punësh duhet të bëjë dikasteri që drejton?

Prej muajit shtator 2021, Bora Muzhaqi mban detyrën e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. E shohim ngado duke u përpjekur dhe proklamuar punën e saj për krijimin e kushteve të nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve. Dhe mire bën. Së fundja për atë paguhet dhe ia përcakton edhe VKM që ajo kujtoi sot për mediat kur u pyet për një tjetër fenomen që po bluan prej 48 orësh mendjen e shqiptarit me pikenisje vrasjen makabre të një djali 8 vjecar.

Një ngjarje e tillë e rëndë (me gjithë problematiken e komplikuar që mbart shumë palë në diskutim) sa duket në këndvështrimin e saj nuk mund kalojë përtej nje VKM-je me disa pika.

“Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që përcakton përgjegjësitë e mia, do ta kishit kuptuar edhe përgjigjen time”, iu përgjigj ajo pyetjes së një gazetareje që po e priste prapa derës (pasi kishte mbaruar një aktivitet për të rinjtë) se, “çfarë masash konkrete ishin marrë në lidhje me rastet e abuzuara” një pyetje e përgjithshme në fakt, por e marrë si spunto nga ngjarja në Fier.

“Jam shumë vonë dhe më duhet të lëviz, ju kërkoj shumë ndjese”, ishte një tjetër përgjigje (në ate reagim te shkurter) e më pas një ngritje vetulle deri në bezdisje për të kur u pyet nga një tjetër gazetar se si do t’i përgjigjej kërkesës që ka ardhur në Kuvend për regjistrin e krimeve seksuale.

Për të mos paragjykuar qëndrimin e saj, (qoftë edhe për abuzimin që ajo e kufizoi në nje vendim) Gazetasi.al i hodhi një sy asaj që vetë ministrja sugjeroi: Të lexonim VKM që përcakton detyrat e saj.

Dhe cilat janë?

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, harton, zhvillon dhe monitoron politikat për:

a) mbrojtjen e fëmijës, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor e institucional, në zbatim të Kushtetutës, të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, të akteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë, si dhe të legjislacionit në fuqi;

b) parashikimin e parimeve bazë ku mbështeten politikat kombëtare për të drejtat e fëmijës, mekanizmat efikasë, si dhe autoritetet përgjegjëse në nivel qendror e vendor dhe kompetencat e tyre në fushën e të drejtave dhe të mbrojtjes së fëmijës;

c) sigurimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e mundësuar zhvillimin e tyre në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesjen efektive për fëmijën;

ç) marrjen e masave për t’i siguruar fëmijës ushtrimin e të drejtave, në përputhje me zhvillimin e personalitetit, bazuar në interesin më të lartë të tij;

d) marrjen e masave për të siguruar jetesën dhe zhvillimin e fëmijës;

dh) sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës;

e) parashikimin e mekanizmave efektivë dhe funksionimin e institucioneve të ngarkuara me marrjen e masave konkrete për promovimin, respektimin e mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, si dhe për ngritjen e një sistemi të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Këto janë funksionet e përcaktuar me VKM që këshilloi Muzhaqi dhe sic vërehet asnjë fjalë… FËMIJË nuk ka në to.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *