1 Tetor, 2023

Vjosa shpallet Park Natyror

 Vjosa shpallet Park Natyror

Hidhet hapi i parë. Sot Qeveria shqiptare shpalli Park Natyror lumin e fundit të egër në Evropë, Vjosën tonë.

Nëse në vitet më vonë ky lumë fiton statusin tjetër, Shqipëria do të kishte Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë, i cili do të tërheqë rreth 1.5 milionë vizitorë dhe mund të gjenerojë 10-30 milionë Euro të ardhura çdo vit.

Rritja e turizmit lokal dhe ndërkombëtar. Parqet Kombëtare tërheqin 20% më shumë vizitorë se çdo lloj parku tjetër.

Rritja e punësimit: Bazuar nga të dhënat prej Parqeve të tjera Kombëtare në Ballkan, për çdo vend pune në një Park Kombëtar, krijohen 6 vende të tjera puna në komunitetet përreth.

Zhvillimi i Ekoturizmit që lejon Shqiptarët të shijojnë lumin Vjosa dhe natyrën rreth tij, pa i dëmtuar, duke ruajtur kështu trashëgiminë kulturore dhe jetesën e ndërtuar përreth Vjosës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *