28 Janar, 2023

Vjollca Hoxha paralajmëron kallëzim penal për Endrit Habilajn dhe Ben Blushin: Vunë gjoba me Top Story-n

 Vjollca Hoxha paralajmëron kallëzim penal për Endrit Habilajn dhe Ben Blushin: Vunë gjoba me Top Story-n

Pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, ka paralajmëruar se mund të kallëzojë penalisht në prokurori dy ish bashkëpunëtorët e saj ‘legjendarë’, Ben Blushin dhe Endrit Habilajn, duke i cilësuar si gjobaxhinj.

Përmes një shkrimi të paprecedentë në historinë e medias në Shqipëri, Top Channel akuzon Endrit Habilajn se ka përdorur emisionin investigativ Top Story si mjet për të vendosur gjoba, por reagimi është edhe një mesazh për Ben Blushin, ish drejtorin e Top Channel.

Akuza është shumë e rëndë, por më i rëndë është fakti që artikulohet nga vetë Top Channel.

Në deklaratën e Top Channel në fakt nuk përmendet me emër Ben Blushi, vetëm Habilaj, por ishte Blushi ai që e tërhoqi Habilajn në Top Channel si të besuar, ndërsa u larguan bashkë nga Top Channel.

Vjollca Hoxha paralajmëron se ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore për dëmin që i kanë shkaktuar Top Channel-it këta persona, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh.

Sipas burimeve, raportet mes Vjollca Hoxhës dhe dyshes Blushi-Habilaj tashmë janë arniqësore. Zonja Hoxha ia ka besuar tashmë TV-në Sokol Ballës, i cili disa ditë më parë pësoi një sulm në zemër.

Reagimi i plotë i Top Channel

Pak kohë më parë, redaktori i emisionit investigativ, Top Story dhe disa elemente të tjerë, u është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak se janë gjetur në shkelje të kontratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit.

Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.

Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel.

Se mbrëmë është hequr një emision i tyri. Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel.

Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës. Emisioni nuk është mbyllur. Top Story si emër nuk ka lindur në vitin 2018, atëherë kur u mor dhe u transformua ashtu siç është sot. Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran.

Javën e ardhshme Top Story do rikthehet aty ku i takon, në “prime time” në orën 21:00.

Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, me drejtim të ri.

Dhe për më tepër me mision të ri. Misionin e së vërtetës, dhe jo të gjobave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *