Vjollca Hoxha lë paratë në bixhoz? Shet Top News për një copë bukë

Vesi del me shpirtin dhe pasojat e tij janë të pamëshirshme. Top Channel është kthyer pas, në epokën e para-Blushit. Paratë janë harxhuar dhe borxhlinjtë kanë filluar t’u trokasin sërish derë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, askush nuk pranon të marrë në dorë. Prandaj zgjidhja e fundit ka mbetur shitja dhe Vjollca e ka nisur nga Top News
Plot 2 milionë euro ka lënë në arkën e Top Channel, Ben Blushi ditën kur u largua. Pasi lau të gjitha borxhet e bixhozit të Vjollca Hoxhës, pasi lau borxhet e jetës luksoze të familjes, ish-gazetari siguroi pagat e punonjësve, programacionin, reklamat e marketingun dhe, mbi të gjitha, e la arkën plot.
Me vetëm pak mundim, Top Channel do të vazhdonte transmetimin pa pasur stresin e falimentit apo mungesës së llogarive kesh me të cilën duhej të paguante punonjësit.
Por vesi është i zorshëm dhe llojet e veseve të Vjollca Hoxhës janë nga ato që të marrin në qafë. Të emocionuar se më në fund në kasafortë kishte para, në ekstazë pse tani nuk kishin nevojë të fshiheshin prej borxhlinjve, familja Hoxha nisi jetën e shfrenuar.
Ikja e Ben Blushit nuk i futi në mendime e as nuk u ulën të bënin një plan pune për të mos u gjendur sërish në pikë të hallit.
Prej Ben Blushit ata fituan para! Kaq! Kjo ishte kryefjala, festa dhe drita jeshile për t’i hapur rrugë ëndrrës së bixhozit, bredhjeve poshtë e përpjetë dhe shpenzimeve të shfrenuara.
Dhe ja ku përfundoi sërish Vjollca Hoxha. Pasi bëri hi e pluhur atë që Ben Blushi u la në llogari, pas ca netësh të shfrenuara, por me kosto shumë të larta financiare, Top Channel është kthyer pas, në epokën e para-Blushit.
Fëmijët e familjes, ata që krekosen nëpër rrjetet sociale, duket se kanë ngjarë nga e ema, e kanë provuar edhe herë të tjera ta ngrenë Top Channel-in, por nuk ja kanë dalë dot.
Prandaj zgjidhja e fundit ka mbetur shitja. Vjollca e ka nisur nga Top News dhe i ka shitur një ndërtuesi të njohur 50% të aksioneve për vetëm 350 mijë euro. Kontrata hyn në fuqi me 1 mars prandaj edhe drejtori, Endrit Habilaj ka nisur të mbledhë gjerat personale. Ai është urdhëruar të lirojë zyrën për pronarët e rinj të Top News.
Lajme nga brenda bëjnë me dije se ka pasur konflikt të fortë brenda në familje. Fëmijët e Vjollcës kanë qenë kundër që Vjollca të shiste për “një copë bukë”, televizionin informativ, por duket se situata ka qenë shumë keq dhe Vjollca e ka pasur lakun në fyt nga borxhlinjtë.
Prandaj dhe hesapet janë mbyllur shpejt e shpejt, Vjollca ka paguar ca borxhe dhe tani po mendon te vazhdojë shitjet pak e nga pak, me shpresën se do ia hedhë paq, njësoj siç ia hodhi kur Ben Blushi i premtoi se do ta nxirrte nga bataku, dhe ia doli mbanë.
A do të thotë kjo se të njëjtin fat do të ketë edhe Top Channel. Gjasat janë që po…. nëse pronarja e madhe nuk do heqë dorë nga ca vese, shpejt lajme të këqija do vijnë nga fronti i Kasharit./Pamfleti