27 Nëntor, 2022

VIDEOT/ Mafia e futbollit Duka-Frangaj, shikoni si tallen me lekët: Ne 1 mln euro i fitojmë në ditë

 VIDEOT/ Mafia e futbollit Duka-Frangaj, shikoni si tallen me lekët: Ne 1 mln euro i fitojmë në ditë

Ndërprerja e sinjalit të kompanisë së Digitalb vitin e shkuar në kulmin e ndeshjeve të kampionatit italian dhe atij spanjoll, krijoi një irritim të madh tek abonetët e kësaj kompanie, të cilët për të ndjekur ndeshjet janë të detyruar që të paguajnë para ekstra për një abonim të veçantë, siç është platforma e Super Sport në pronësi të Digitalb.

Edhe pse sinjali u ndërpre pa asnjë lajmërim, kompania nuk denjoi të kërkonte qoftë edhe një ndjesë ndaj abonentëve apo kthim të ardhurash për pagesën ekstra që kishin kryer për të ndjekur ndeshjet e kampionatit italian dhe atij spanjoll.

Por si qëndron e vërteta e gjithë atij skandali të krijuar në kurriz të abonentëve shqiptar?

TemA ka siguruar materialin e plotë të mbledhjeve që janë bërë mes aksionerëve të kompanisë Digitalb, të cilët janë Vjollca Hoxha që ka përqindjen më të madhe, për të vijuar me Edmond Lekën, Aleksandër Frangajn, Armando Dukën, Samir Manen, Agim Zeqon, Petraq Shomon etj.

E gjithë skema që do keni mundësi të dëgjoni në videot e mëposhtme që do të publikojmë, ka të bëjë me një aleancë të shumicës së aksionerëve si Armando Duka, Edmond Leka, Petraq Shomo, Agim Zeqo, Samir Mane, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin sipas akuzave të bëra nga Vjollca Hoxha kërkonin që të rrënonin kompaninë “Digitalb” dhe ta riblenin sërish me fare pak lek, për ta ringritur prap.

Fillimi i mbledhjes nis me një ironi mes dy bashkëpronarëve në aleancë me njëri-tjetrin Armando Dukës dhe Aleksandër Frangajt.
Fangaj: Përshëndetje

Duka: Përshëndetje Sandro

Frangaj : Sikur edhe 1 milion euro në muaj të fitonim, kaq mbledhje s’do i kishim bo.

Duka: Ato punët që bëjmë gjithë ditën, na duken kot para kësaj.

Frangaj: Po pra

Duka: Qesh

Frangaj: Kaq shumë kohë, energji, kohë fizike njëhere, pa vari trapin këtyre. Une kaq si harxhoj me Klanin.

Pas kësaj ironie mes Frangajt dhe Dukës nis një përplasje mes Vjollca Hoxhës dhe Armand Dukës, i cili këmbëngul për ndërprerjen e sinjalit të Tibos.

Znj. Hoxha e kundërshton këtë vendim të aksionerëve, që janë të gjithë bashkë në të njëjtën mendje, duke hedhur akuza se e gjitha kjo bëhet për interesat e tyre si një grup që janë bërë bashkë dhe t’i shërbejnë platformës “Klani im”.

Megjithë kundërshtitë e Vjollca Hoxhës për mos ndërprerjen e sinjalit që do ishte një dëm i madh, merret për bazë propozimi i Armand Dukës për ndërprerjen e njëanshme të bashkëpunimin me Tibon, ku ai deklaron se përfaqëson në këtë votim dhe dy aksionerët e tjerë që mungojnë Samir Manen dhe Agim Zeqon.

Pra Duka, voton për tre persona njëherësh dhe pse ata nuk janë në mbledhje.

Te gjithe votojne pro në mënyrë të kordinuar, ndërsa perfaquesi i Vjollca Hoxhës aksioneres kryesore, me emrin Bjorni, është i vetmi që voton kundër me arysen se kjo ndërprerje e njëanshme e vendosur si propozim i Dukës dëmton kompaninë dhe aksionerët mazhoritar.

Gjithashtu, Aleksandër Frangaj që merr pjesë në mbledhje në emër të gruas së tij Albës, por që në emër të Albës voton një tjetër person me emrin Kristi, gjatë momentit të propozimit për votim kryejnë një bisedë të shpejtë telefonike, duke ndërprerë sinjalin, ku ajo ka marrë urdhërin e Frangajt që të votojë pro, siç konfirmohet pas rifutjes së saj në linjë pas bisedës telefonike me Frangaj.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *