10 Qershor, 2023

VIDEO: Taulant Balla nuk përmbahet, i shkel syrin në mbledhje Etilda Gjonajt

 VIDEO: Taulant Balla nuk përmbahet, i shkel syrin në mbledhje Etilda Gjonajt

Në Këshillin e Legjislacionit, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ishte duke artikuluar një fjalë monotone që nuk la asnjë shenjë në debatin për ndryshimet e Kushtetutës, por në krah të saj u pa që Taulant Ballën nuk po e zinte vendi.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte në krah të djathtë ish- ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn.

Papritur u kthye nga ajo dhe i shkeli syrin, i pandërgjegjshëm se kamera e kuvendit e kishte përfshirë edhe atë në objektiv.

Gjesti i pahijshëm, që nuk dihet me çfarë kuptimi u dha, nuk u dallua nga deputetët e pranishëm në mbledhje, por binte shumë në sy në kamera.

Shikoni videon më poshtë:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *