21 Shtator, 2023

VIDEO/ Plas sherri në selinë e PD, përkrahësit e Berishës godasin sekretarin e Bashës dhe e përzënë

 VIDEO/ Plas sherri në selinë e PD, përkrahësit e Berishës godasin sekretarin e Bashës dhe e përzënë

Ashtu siç ishte përashikuar, në selinë e PD ka plasur sherri.

Përkrahësit e Sali Berishës kanë dhunuar sekretarin e Lulzim Bashës, Ronald Bejko.

Ky i fundit është goditur dhe nxjerrë jashtë oborrit të selisë së PD-së.

Kujtojmë që Bejko ka qenë një prej njerëzve më të ashpër kundër Berishës nëpër media.

Roland Bejko deklaroi se nuk do të rikthehet më në selinë e PD-së.

Kjo deklaratë e tij u tha pas incidentit dhe nxjerrjes së tij jashtë selisë së PD-së.

Bejko tha se u qëllua nga një person që dikur e ka mbajtur me bukë.

“Sa herë që vinte te unë e mbaja me buk. Të më qëllojnë nga mbrapa, do të thotë që ka marrë fund.

Unë kam mbështetur Berishën në 97, deri në 2013 kam qënë në parti. Erdha në parti, nuk e dija që ka kaq shumë njerëz.

Unë do ti drejtohoem vetëm Berishës, ti mbajë njerëzit në kontroll. Këtë që më bënë sot mua më kanë bërë në 97.

Ishin njerëz të varfër, i pashë nga fytyrat, nuk kanë faj këta, faj kanë ato që i drejotjnë.

U befasova që më qëlloi njeriu që e kam mbajtur me bukë. Ka marrë fund çdo gjë”– tha Bejko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *