4 Dhjetor, 2022

VIDEO/ “Ke bërë një m*t”, Vjollca Hoxha sherr me Sandër Frangajn: I bërë pasuritë me gjakun e të tjerëve

 VIDEO/ “Ke bërë një m*t”, Vjollca Hoxha sherr me Sandër Frangajn: I bërë pasuritë me gjakun e të tjerëve

Gazeta publikoi ditën e djeshme videot e aferave që pronari i TV Klan Aleksandër  Frangaj së bashku me pronarin e FSHF-së Armando Duka, kryenin në bashkëpunim me aksionerët e tjerë të Super Sport për shitjen e të drejtave televizive të ndeshjeve.

Në një kordim të organizuar nga dyshja Armand Duka- Aleksandër Frangaj per perftimet dhe interesat e tyre personale, mijëra abonentë shqiptar mbetën pa parë ndeshjet e kampionateve italiane dhe spanjolle, duke mos pasur asnjë lajmërim dhe pa iu kthyer të ardhurat që kishin paguar ekstra për të ndjekur ndeshjet në platformën e Super Sport ,në pronësi të Digitalb.

Shkelja e çdo rregulli për interesa personale të dyshes Duka-Frangaj, shkaktoi mjaft debate mes aksioneres krysore Vjollca Hoxhës me ortakët e saj, të cilët ajo i akuzoi për komplot kundër kompanise se Digitalb, dhe për skemën e tyre të përfitimit përmes platformës “Klani im”.

Gazeta po publikon sot për herë të parë në mënyrë ekskluzive videon e radhës mes debatit të ashpër që është kryer në mbledhjen online mes aksionerëve Vjollca Hoxha dhe Aleksandër Frangajt, e cila përmban akuza të forta dhe ofendime ndaj njëri-tjetërit.

Debati i ashpër ka vijuar mes Znj. Hoxha dhe personat e tjerë në mbledhje. ku shihet se si teksa përfaqësuesja kryesore e Digitalb gjendet në një komplot nga shumica aksionerëve, dyshja Franga-Armand Duka me këtë të fundit që kishte organizuar gjithë skemën dhe ishte një ndër iniciatorët kryesorë që kontratë të prishej në mënyrë të njëanshme sa më shpejt, qeshin me ironi ndaj irritimitqë Vjollca Hoxha ka ndaj tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *