2 Dhjetor, 2022

Vetëshqyerja e PD-së: Kur kryetarit i thuhet “Ik more…”

 Vetëshqyerja e PD-së: Kur kryetarit i thuhet “Ik more…”

Media ka publikuar një pjesë të debatit në mbledhjen e grupit të PD-se, ku më së miri shpërfaqet kriza që po kalon kjo parti.

“Bomba” e radhës ka qenë deklarata e Bashës se “Berishës i ka mbarruar koha”, gjë që ka sjellë dhe reagimin e Albana Vokshit. Më pas, ka qenë Edmond Spaho ai që është përplasur me kreun e PD-së.

Debati:

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.

Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar, ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit! Unë distancohem nga ajo deklaratë. Ajo nuk na përfaqëson ne demokratët. Distancohem.

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Albana Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Ndërhyn Edmond Spaho dhe i kërkon Lulzim Bashës të mos largohet, duke iu drejtuar me tone të larta.

Edmond Spaho: Mos ik se unë kam për të thënë.

Lulzim Basha (duke u larguar nga mbledhja): Nuk kam kohë për të humbur me çështje që nuk janë rendi i ditës.

Edmond Sapho: Unë kam shumë për të folur për ndryshimet kushtetuese. Për vetingun në politikë. (Spaho ngre zërin duke iu drejtua kryedemokratit që u largua)

Gazment Bardhi: Çfarë ke, more Mondi, që ngre zërin. S’të kam parë ndonjëherë kaq të revoltuar. Ndryshimet kushtetuese janë ato të draftit tënd kur ishe nënkryetar i PD-së. Pse atëherë ishe dakord dhe tani nuk je dakord. Ndaj mos e ngri zërin këtu.

Edmond Spaho: U bëre ti të më tregosh mua se si të flas. Po ik more andej!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *