28 Janar, 2023

Vetëm një në Evropë, cilat janë 53 shtetet që e kanë ende në fuqi dënimin me vdekje

 Vetëm një në Evropë, cilat janë 53 shtetet që e kanë ende në fuqi dënimin me vdekje

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier nga fqinji i tij ka tronditur opinionin publik. Zemërimi është i thellë, ndërsa prej ditësh kërkohet masë në rikthimi i dënimit me vdekje. Sakaq, ekzekutimi i fundit publik në Shqipëri ka ndodhur në vitin 1993, pikërisht në qytetin e  Fierit, ndërsa më pas ky ligj u hoq. Gjykata Kushtetuese e shpalli përfundimisht antikushtetues në vitin 1999 dënimin kapital, sipas standardeve të BE-së.

Por cilat janë vendet që e kanë ende edhe sot dënimin me vdekje?

Deri në 2020-tën, shumë vende të botës e kishin hequr dënimin me vdekje, por 53 të tjera ende kanë vazhduar ta mbajnë në fuqi ndëshkimin kapital. 22 vetë u ekzekutuan në 7 shtete të SHBA-së gjatë 2019-tës.

Metoda e përdorur është kryesisht apo e injeksionit vdekjeprurës, megjithatë sërish dy dënime u ekzekutuan me karrige elektrike.

Në atë vit, gjithsej 26,604 mendohet të jenë dënuar me vdekje, dhe 90% e rasteve ndodhën në vetëm katër vende: Iran, Irak, Pakistan dhe Aarabinë Saudite.

Këto shifra megjithatë, nuk përfshijnë ekzekutimet në Kinë dhe Korenë e Veriut, ku të dhëna të tilla mbahen sekret. Nga ana tjetër, Koreja e Veriut, Arabia Saudite dhe Irani ende kryejnë ekzekutime në publik.

Bjellorusia, është vend i vetëm europian ku nuk është hequr dënimi me vdekje. Përpara dy vjetësh atje, një burrë që kishte vrarë dy gra me çekic e thika, u ekzekutua me plumb pas koke. 4 meshkuj patën të njëjtin fat në 2018-tën, dhe dy në vitin 2017.

Që prej vitit 1990, më shumë se 200 vetë mendohet të jenë ekzekutuar në këtë shtet. Sipas raporteve, vendi që ekzekuton më shumë vazhdon të mbetet Kina, me mijëra çdo vit, e pas saj renditet Irani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *