Bujar Nishani në gjëndje kritike për jetën

Gjëndja shëndetësore e ish-presidentit Bujar Nishani është kritike.
Prej ditësh ai është transferuar në Turqi, ku po mjekohet për pasojat post Covid.
Fillimisht ai u shtrua në Tiranë, tek Sanatoriumi.
Por një ditë më pas u dërgua me urgjencë në Turqi.
Pavarësisht se ka mbi 10 ditë që ndodhet në Turqi, gjëndja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar.
Përkundrazi, mësohet se ai është në gjëndje kritike për jetën.
Mësohet se ai po mbahet në jetë me aparatura, për të mos rënduar më tej mushkëritë, të cilat pothuajse nuk i funksionojnë.
Urojmë që ta kalojë këtë situatë dhe t’i rikthehet jetës publike.