9 Qershor, 2023

Vesi del me shpirtin: Berlusconi në lidhje me deputeten e partisë së vet, 54 vjet më e re

 Vesi del me shpirtin: Berlusconi në lidhje me deputeten e partisë së vet, 54 vjet më e re

Vesi del me shpirtin thotë një fjalë e urtë, dhe Silvio Berlusconit duket kështu do t`i ndodhë me femrat.

Në moshën 85- vjeçare, ish- kryeministri italian nuk është dorëzuar, pork a gjetur një dashuri të re: bëhet fjalë për deputeten bukuroshe 31- vjeçare Marta Fascina.

Fascina është deputet e partisë së tij, Forza Italia që prej vitit 2018.

Ishte ajo vetë që publikoi foton e tyre bashkë, ku i përcjell atij urimin për ditëlindje me këto fjalë:

“Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen”, shkruan ajo.

Berlusconi festoi ditëlindjen një ditë më parë, ndërkohë që Marta zyrtarizoi marrëdhënien e tyre me foton e publikuar në rrjetet sociale.

Kishte kohë që flitej për një romancë mes tyre, por vetëm dje ajo është bërë zyrtare me foton e publikuar nga Fascina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *