Veliaj ‘shet’ Gjiknurin: Të shkojë në kokërr të burgut kush është i përfshirë te afera e ‘Astirit’!

Erion Veliaj flet hapur për aferën 22 milionë euro tek Unaza e Re, e quajtur ndryshe “rruga e Astirit”.
Kujtojmë që një kompani fantazmë fitoi tenderin 22 milionë euro për 2 km rrugë, por që u anulua pas denoncimit në media.
Për këtë aferë ka akuza edhe në adresë të ish-Ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se kush ka abuzuar duhet të mbajë përgjegjësi.
“Ka një hetim. Të shkojë në kokërr të burgut kush ka bërë gabime. Nuk e mbroj fare”, u shpreh Veliaj.
Veliaj ka folur edhe për Dosjen 184.
Ai tha se ai personalisht nuk ka qenë te përgjimet gjatë zgjedhjeve. Në përgjime në fakt është kryeministri Edi Rama.
Veliaj tha se ata që janë në përgjime duhet të hetohen.
“Le të hetohen more zotëri. Ju nuk jeni gjykata. Janë Prokuroria dhe Gjykata”, tha Veliaj