Vdekja misterioze e Kastriot Myftaraj

Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Policia bën me dije se Muftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me
kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po gazetari Adriatik Doçi thotë se ai nuk ishte ne deprrsion, duke shtuar misterin e vdekjes.
“Për herë të fundin kam pirë kafe me Kaç Myftarjan në muajin maji tek kafe ‘Europa’.
Nuk kishte asnjë shenjë depresioni. I qetë, por çdo fjali me detaje tronditëse.
I bëra tre pyetje shpotitëse:
-A mos kanë gisht shërbimet sekrete se qenkërke dobësuar?
-Si nuk doli kush të ta bënte biografinë?
-Pse merresh me çështjet fetare?
Si përgjigje mora vetëm një nënqeshje. Pastaj më tha ca detaje sekrete rreth jetës së peronazheve publikë.
I thoja se po ‘sajonte’, por ndërkohë mbaja ndonjë shënim në bllokun e telefonit.
Sigurisht që nuk më tha se nëse një ditë do të jepej lajmi se ishte vetëvrarë, do ta kishin vrarë”, shkruan ai.