“Vatra” i shpall “luftë” Berishës, refuzon të presë në takim Belind Këlliçin: S’kemi kohë

Deputeti Belind Këlliçi, një ndër mbështetësit e Sali Berishës, prej disa ditësh ndodhet në SHBA, si për të treguar se jo e gjithë “Foltorja” është “non grata”.
Por përveç atleteve të tij me lule, me të cilat është shfaqur në disa takime, Këlliçi nuk ka mundur dot të prodhojë ndonjë lajm.
I vetmi lajm që prodhoi, është se “vatranët” nuk e kanë pritur në takim, se nuk kishin kohë.
““Ju njoftojmë se takimi më deputetin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë Belind Këlliçi planifikuar të zhvillohej ditën e martë në Selinë qëndrore të Vatrës anulohet për arsye objektive (koha e limituar)”, thuhet në njoftimin e “Vatrës”.
Njoftimi i plotë
Të nderuar vatranë, media, miq, të ftuar, anëtarë të komunitetit shqiptaro -amerikanë. Ju njoftojmë se takimi më deputetin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë z. Belind Këlliçi planifikuar të zhvillohej ditën e martë në Selinë qëndrore të Vatrës anulohet për arsye objektive (koha e limituar).
I kërkojmë ndjesë vatranëve, të ftuarve dhe miqve tanë të shumtë për këtë ndryshim të jashtëzakonshëm të axhendës.
Në respektin dhe besimin e mirëkuptimit dhe vlerësimit tuaj të veçantë.
Grupi organizator.