26 Mars, 2023

Varja e fundit në publik

 Varja e fundit në publik

Nga Kastriot Dervishi

Më 29.5.1992, ora 6.45, në fshatin Libofshë të Rrethit Fier, u gjetën të vrarë në banesën e tyre shtetasit: Petrit (70 vjeç), Zenepe (65 vjeç), Agim (31 vjeç), Rajmonda (29 vjeç) dhe Magdalena Agim Pupa (7 muajsh).

Pas  vrasjes, autorët kishin kontrolluar gjithë banesën dhe marrë një valixhe.

Policia krijoi dy versione si mund të kishte ndodhur ngjarja: hakmarrja dhe grabitja.

Pas 4 ditësh, eksperti kriminalistik i Degës së Rendit Publik Vlorë, Ll.P., zbuloi gjumë të Ditbardh Çukos në xhamin e dritares së familje Pupa.

Mbi bazën e kësaj të dhëne u ndalua Ditbardh Çuko 24 vjeç dhe Josif Çuko 22 vjeç. Ndaj tyre u zhvillua një hetuesi intensive për dokumentimin e krimit që kishin kryer.

Autorët pranuan krimin që lidhej me grabitjen dhe hakmarrjen (njëri nga viktimat kish dashur motrën e autorëve).

Grupi operativ u shpërblye me 35 mijë lekë.

Me vendimin nr.65, datë 11.6.1992 të Gjykatës së Rrethit Fier, vëllezërit Çuko u dënuan me vdekje, varje në litar. Me vendimin nr.36, datë 23.6.1992, të presidentit të republikës, vendimi u la në fuqi.

Ekzekutimi u krye në qendër të Fierit më 25.6.1992, ora 2.00. Të dy të dënuarit, në fjalën e fundit thanë të njëjtën fjalë: “Nuk kam gjë për të thënë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *