31 Janar, 2023

Vangjush Dako tallet me SPAK-un, pallatin me 11 kate e deklaron 70 milionë lekë

 Vangjush Dako tallet me SPAK-un, pallatin me 11 kate e deklaron 70 milionë lekë

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është pjesë e klubit të shpallurve non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për korrupsion madhor, pastrim parash dhe mosndëshkim nga drejtësia.

Vangjush Dako, i cili pretendon se është i pastër si një akullore, është tallur prej vitesh me ILDKP, Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, prikurorinë dhe që nga viti 2019 po tallet edhe me SPAK-un.

Dako është pronar i një pallati në Durrës me 11 kate. Këtë pallat e ka deklaruar vetëm 70 milionë lekë. Kjo vlerë nuk mbulon dot as edhe njërin nga katet e pallatit.

Edhe këtë vlerë qesharake Dako nuk e justifikon me burime të ligjshme.

Dako deklaron edhe dy makina luksoze Benz Mercedez dhe BMW, disa magazina dhe garazhe.

Ish kryebashkiaku deklaron troje, aksione në disa kompani, 6 apartamente, si dhe një ndërtesë 2200 m2 mbi një truall 5 mijë m2. Të gjitha këto pasuri nuk kanë një burim të qartë të ardhurash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *