Vaksina’ AstraZeneca’, shkencëtarët zbulojnë shkakun e mpiksjes së gjakut

Një ekip shkencëtarësh në Uells dhe SHBA besojnë se kanë gjetur “shkakun” e mpiksjes së gjakut jashtëzakonisht të rrallë që u krijua pas administrimit të vaksinës anti-Covid ‘AstraZeneca’.
Një proteinë në gjak “akuzohet” se është “tërhequr” nga një nga përbërësit kryesorë të vaksinës së krijuar në Oksford. Vaksina ‘AstraZeneca’ në fakt, është reduktuar në përdorim kundër Covid për shkak të këtyre mpiksjeve të rralla.
Ekipi, raporton BBC, ka treguar në detaje se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës së krijuar në Oksford, duke shkaktuar një reaksion zinxhir që përfshin sistemin imunitar dhe që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme.
Alan Parker, një nga studiuesit e Universitetit të Cardiff, i tha BBC-së: “Ajo që kemi është shkaktari, por ka shumë hapa që duhet të ndodhin më pas”.
Hulumtimi i botuar në revistën shkencore “Science Advances”, zbulon se pjesa e jashtme e adenovirusit, vektori viral i përdorur në vaksinën ‘AstraZeneca’ anti-Covid, tërheq proteinën e faktorit katër të trombociteve si një magnet. Për të zbuluar këtë reagim, shkencëtarët përdorën një teknikë të quajtur mikroskop krio-elektron, që lejon imazhet e adenovirusit në nivel molekular.
Profesor Alan Parker, një nga studiuesit e Universitetit të Cardiff-it i tha BBC-së se është një ndryshim në potencialin magnetik midis adenovirusit, i cili “ka një sipërfaqe shumë negative dhe faktorit katër të kundërt të trombociteve jashtëzakonisht pozitive” që shkakton reagimin.
“Megjithëse kërkimi nuk është përfundimtar, ai ofron njohuri interesante dhe ‘AstraZeneca’ po eksploron mënyra për të shfrytëzuar këto gjetje si pjesë e përpjekjeve tona për të hequr këtë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë”, – shpjegoi një zëdhënës i kompanisë farmaceutike anglo-suedeze.
Universiteti i Oksfordit, nga ana tjetër, nuk pranoi të komentojë mbi hulumtimin. Sipas ‘AstraZeneca’-s, vaksina e saj ka shpëtuar më shumë se një milion jetë në mbarë botën dhe ka parandaluar 50 milionë raste të Covid.
Por në vazhdën e rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, përdorimi i këtij lloji vaksine në mbarë botën, është zvogëluar dhe vaksinat që përdorin teknologji më moderne, me lajmëtarin ‘MRNA’, përdoren tani për përforcues.