28 Nëntor, 2023

Vajza nga Praga, që u bë ministre e Jashtme amerikane – dhe çliroi Kosovën

 Vajza nga Praga, që u bë ministre e Jashtme amerikane – dhe çliroi Kosovën

Më 24 janar 1997, si sot para 25 vitesh, presidenti Bill Clinton e emëroi Madeleine Albright ministre të jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte e para grua në këtë post dhe e para emigrante, e lindur jashtë Amerikës.

Albright u lind më 15 maj 1937 ne Pragë. 25 anëtarë të familjes së saj u vranë në kampet naziste.

Babai i saj Josef Körbel ishte diplomat çekosllovak, më vonë profesor i politikës në universitetin e Denverit në SHBA.

Dhjetë ditë para se ushtria naziste të marshojë në Pragë, familja e Albright u vendos në Londër.

Më 1945 Josef Körbel u kthye me familjen e tij në Pragë. Në vjeshtën e vitit 1945 ai u emërua ambasador i Çekosllovakisë në Beograd, ku jetoi me familjen e tij deri më 1948.

Pas puçit komunist në Pragë, familja fitoi azil në SHBA. Janë disa personalitete që e bëjnë historinë.

Në historinë e Kosovës emri i Madeleine Albright do të shkruhet me shkronja të arta. Përjetësisht. Gjeneratë pas gjenerate.

Në foto e parë: Madeleine Albright në ballinën e revistës së famshme TIME në vitin 1999. Në vitin kur ndryshoi historia e Kosovës… dhe erdhi liria!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *