Vajza e Alban Dudushit “çmend” rrjetin

Moderatorja Bieta Sulo ka ftuar vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushi, në emisionin e saj “Ftesë në 5”, për shkak se Joell Dudushi ka marrë pjesë në një film, “Katror i pushtetit”.
Joelle tha se do të luante rolin e një adoleshenteje. Gjithashtu, vajza e Dudushit zbuloi se ka qenë edhe më parë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër, por të qenit pjesë e këtij realizimi, ka qenë një eksperiencë mjaft emocionuese për të.
“Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi”, e prezantoi Bieta vajzën e bashkëshortit të saj, duke theksuar faktin se nuk kishte si të ndodhte ndryshe me talentin që Joelle ka treguar në sheshxhirim.
“Si mund të ndodhte ndryshe?”, shtoi Bieta.
Ajo ka rrëfyer më herët se e ka shoqe të ngushtë vajzën adoleshente të Dudushit, ndërkohë që Joelle shkon bashkë me ta dhe djalin e tyre në pothuajse gjithë udhëtimet që bëjnë.
Në prezantimin e filmit, vajza e gazetarit Alban Dudushi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, ndërsa shoqërohej nga prindërit e saj, por dhe gruaja aktuale e Dudushit, moderatorja Bieta Sulo.