2 Shkurt, 2023

U tha se ka ndërruar jetë, reagon ashpër Eni Çobani: Do jetoj sa ma ka shkruar fati!

 U tha se ka ndërruar jetë, reagon ashpër Eni Çobani: Do jetoj sa ma ka shkruar fati!

Juristja Eni Çobani është përballur së fundmi me një lajm të pakëndshëm, ku disa media sociale raportuan se ajo ka ndërruar jetë.

Ka qenë Ardit Gjebrea që e ka pyetur juristen në lidhje me lajmin që qarkulloi për të, teksa po realizonin rubrikën e “Shihemi në gjyq” këtë të diel.

“Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë që më kanë shkruar dhe që më kanë pyetur. Siç e shikoni, jam mirë me shëndet.

U them të gjithëve që Eni Çobani është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë. Do jetoj sa ma ka shkruar fati dhe Zoti dhe çfarëdo të thoni nuk e shkëpusni dot jetën time”, tha ajo.

Më tej, Eni shtoi se është në dijeni se cila faqe e ka shpërndarë lajmin, madje i ka kërkuar që lajmi të hiqet dhe ende nuk është hequr.

“Kam kërkuar që lajmi të hiqet, por ende nuk është hequr. Ma merr mendja se e di kush e ka publikuar, por s’po them emra publikisht.

Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *