10 Qershor, 2023

Turpi i Policisë, që arrestoi zyrtaren e PS-së në një dhomë hoteli bashkë me të dashurin

 Turpi i Policisë, që arrestoi zyrtaren e PS-së në një dhomë hoteli bashkë me të dashurin

Nga Endri Tafani

Mbase mund të dukem me të vjetrën, por arrestimi i një zyrtareje femër në ambientet e hotelit ku shkonte me të dashurin, për një vepër penale të korrupsionit, pa lidhje me “flagrancen”, është qartazi një tentativë e ulët për ta fyer si femër në sytë e opinionit publik dhe totalisht e pamoralshme.

Një shembull që tregon që zyrtaret e Policisë dhe ata që kanë dëshiruar një veprim të tillë, nuk janë veçse ca mjerane, të prapambetur mesjetare në mentalitet.

Ishin gjithë mundësitë që personi në fjalë të arrestohej në shtëpinë e tij apo dhe në rrugë.

Nuk ka asnjë justifikim që arrestimi të kryhej në ato rrethana dhe të gjithë e kuptojnë që është tentativë për ta fyer si femër në sytë e opinionit.

Por gjithsesi na rroftë 8 marsi që kemi afër dhe femrave police do iu jepet një drekë sepse i respektojmë shumë.

Turp. Maskarenj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *