Turp të të vijë Mero Baze, që merresh edhe ma hallexhinj si nënë Liza

Nga Aranita Brahaj
Pse nuk jam me Meron, por me djersën e “zaptuesve” që paguan universitetin e Merove, banesat e dhuruara në 90, bukën e grurit që hanin të privilegjuarit kur Puka e Mirdita nxirrnin bakër e ar, por hanin bukë misri të egër.
Mero harron nje fakt ” zaptuesit” vijne nga zonat me te shfrytesuara te vendit, nga ato zona ku njeriu punoi minator, apo gjeologji ne minierat e bakrit kromit, uzinat e përpunimit . Ne ato zona ku dekada te tera mbusheshin automjete me minerale e metale per Zvicren, Austrinë, Industrite e Europes. Arka e shtetit mbahej me GDP e minierave te Mirdites e Pukës, Ekonomia kombetare fillonte me keto rrethe.
Industria, mirëqenia , strehimi, pallatet e Tiranes, veshmbathje e importit, Universitetet ku shkonte edhe pinjolli me biografi te mire apo spiuni me i devote, cdo e mire e ekonomisë se padrejte para 90 lidhej me kontributin e njerzve dhe nentokes se #Puke e #Midrite.
Ne kembim minatori i Veriut merrte te drejtën per te ngrene vetem buke misri, dhe femijet i vdisnin nga anemia e misrit. po ne vitet 70 e 80 me te pasurit e nentokes e kishin te ndaluar nga regjimi kriminal socialist te ushqenin femijet me buke gruri. Dhe misri nuk ishte ai i cilesise qe kemi sot.
Tokat e zaptuar pas 90, ne 75% ishin publike .
Shume nga tokat u blene me lek ne dore, me vendime Keshilla Lagjesh, Zgjidhje per te blere toka me letra te rregullta e nga pronare te sakte nuk ju dha asnje sistem shtetor qofte ky nen qeveri te sulmuara apo te mbrojtura nga Mero.
Ndersa vipat e qyteteve privatizonin Banesat me vlera qesharake 100 a 200 usd, ( edhe pallatet kane ish pronare a jane zaptues ata qe moret tapi mes tiranes me 200 usd) padrejtësia ekonomike eshte se keto banesa dikure sociale ishin ndertuar me ekonominë e Minjerave e Gjeologjive te Verilindjes.
Keta Zaptues jane heronjtë e mbijetesës, i sollen femijet nga malet per ti ushqyer me buke gruri qe mos u vdisnin nga anemia e misrit te egjer, per ti cuar ne shkolle aty shkolla nuk eshte 4 ore larg, per ti cuar ne spital qe te mos vdisnin nga anemia e bukës se varfër te misrit te ashpër. Adoleshentet e 90 kane 3 dekada qe punojne per “buk cati e per mure”, jane gati ta paguajne pronarin per cdo meter toke te zaptuar, por legalizimin eshte kthyer ne regjim per te diskriminuar te varfrit per per te legalizuar pa shume kosto pallatet biznes klientit.
Jam me Nene Lizen dhe djemtë e saj … e kane paguar Tiranen pa lindur … jane gati ta paguajne perseri cdo meter toke te legalizuar. Por jam edhe me 4 breza te ardhur nga #Dibra ne Autotraktor Shkoze, me te ardhurit e viteve 40 e 50 nga Malet e Jugut ne pallatet e Kombinatit … per secilin nga ata, Propaganda e ka gati ” Biografine” … “zaptues ,ballist, te deklasuar, latifondist me Ferrari, pengues te zhvillimit, malok veriu a kombinats jugu” … per mua jane njerez qe cdo bllok betoni ne Tirane e bene me djerse e gjak. Jam me Zaptuesit e Mbijetesës, ata qe punuan per tu dhene buke e cati femijeve …