Tronditëse: Ndahet nga jeta para kohe artistja e njohur shqiptare

Artistja e njohur Hueyda El Saied ka ndërruar jetë.
Ajo është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë.
Sipas informacioneve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit, duke shkaktuar vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.
46-vjeçarja kishte një djalë, ndërsa prej disa kohësh jetonte në Luksemurg së bashku me partnerin e saj, ku dhe ndërroi jetë.
Artiste me profile të ndryshme, nga baleti te moderimi dhe arti pamor, apo dhe aktrimi, ajo njihej nga publiku i gjerë për programe si “Dymbëdhjetë Vallëzime pa një të shtunë”, “Një këngë për ty”, “Netët e Klipit Shqiptar” dhe “Në restorant”.
Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme të muzikës, si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.