27 Nëntor, 2022

Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona

 Tritan Shehu me hotel dhe 7 shtëpi, Paloka ‘beu’ i ri i Kavajës, Agron Shehaj pasuri të ‘çmendur’ me vlerë 19 milionë euro, Dash Shehi mbi 4 milionë USD prona

Nga Adriatik Doçi

Gazeta sjell të dhëna të reja mbi pasurinë e plotë të deklaruar nga deputetët, të cilët dorëzuan mandatin në shkurt-mars 2019, në kuadër të skenarit Berisha-Meta për rrëzimin e qeverisë Rama. Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në  ‘Guest House’ ose bujtinë. Tritan Shehu, pjesë e aksionit të Berishës, deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2.

Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, i 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMË X5. Tritan Shehu deklaron 32 mijë euro pagë nga Universiteti Zonja e Këshillit të Mirë, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës.

Deputeti i PD-së Edi Paloka, pjesë e grupit të Berishës për të rimarrë kontrollin e partisë, përpos dy banesave në Tiranë dhe Golem, deklaron katër parcela tokë arë në Kavajë, me sipërfaqe të papërcaktuar, si dhe një vresht, gjithashtu me sipërfaqe të papërcaktuar, trashëguar sipas tij nga babai. Paloka deklaron edhe një garazh, makinë Range Rovër si dhe 4 llogari bankare në vlerat 95 mijë euro, 29 mijë euro, 3 mijë euro dhe 38 mijë lekë.

Për shkak të dorëzimit të mandatit, ka deklaruar pasurinë nga fillimi edhe Agron Shehaj, aktiv në konfliktin Berisha-Basha. Agron Shehaj deklaron një pasuri me vlerë rreth 19 milionë euro, ku përfshihen apartament në Tiranë 125 mijë euro, dy apartamente dhe 3 vendparkime në Tiranë me vlerë 729 mijë euro, apartament në Itali 1 370 000 euro, llogari bankare 242 mijë euro dhe 66 mijë euro, të drejta në kompaninë ‘Sestante Holding’ me vlerë mbi 7.3 milionë euro, truall në Itali 1.1 milionë euro dhe ndërtesë dhe truall në Itali 2.9 milionë euro.

Gjithashtu Shehaj ka në pronësi apartament, 2 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 950 mijë euro, apartament, 4 garazhe dhe një kantinë në Itali me vlerë 2.6 milionë euro, apartament në Milano të Italisë 1.9 milionë euro, të ardhura nga investimet 390 mijë euro etj.

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili sapo ka nisur një lëvizje politike, deklaron prona me vlerë 4 milionë USD, ndërsa është marr vendimi për t’i kompensuar një pjesë tjetër pronash me vlerë 360 mijë euro. Shehi thotë se pronat e bashkëshortes së tij, Enkeleda Shehi, janë ende në proces njohje dhe gjyqesh. Shehi deklaron apartament në Orikum me vlerë 3 milionë lekë, apartament në Pogradec 20 mijë euro, apartament në Tiranë 82 m3 me vlerë 1.7 milionë lekë, apartament në Tiranë 200 m2, apartament në Tiranë 208 m2, makinë X5 etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *