4 Dhjetor, 2022

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, Albërije Hadërgjonaj akuzon produksionin

 Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, Albërije Hadërgjonaj akuzon produksionin

Artistja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur për situatën e mbesës së saj Beatrix Ramosaj në “Big Brother”.

Ajo ka thënë se Beatrixin e sheh shumë të sinqertë brenda dhe se ajo është një vajzë naive që beson verbërisht në dashuri.

E pyetur rreth trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix, Albërija është shprehur se Trixa nuk i detyrohet asgjë Borës, por ka qenë keqmenaxhimi i situatës nga produksioni që ka shkaktuar këtë dramë, viktimë e së cilës sipas saj janë Beatrixa dhe Donaldi.

“Është shumë normale që dy të rinj të dashurohen. Beatrixa s’ka qenë shoqe e Borës dhe s’i detyrohet asgjë. Shto këtu faktin që Bora e Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh dhe, me sa kuptoj, e gjithë kjo u bë për show dhe viktimë e gjithë kësaj është Donaldi dhe Beatrixa.”

Alrbëria thekson se produksioni duhet ta kishte vendosur në dijeni Donaldin që Bora e ka pranuar dhuratën dhe jo të bënte të kundërtën, “Produksioni duhet të kishte vënë në dijeni Donaldin që Bora ka pranuar dhuratën e tij dhe e mbante, por bën të kundërtën: futën Meridianin për t’i dhënë informacion që jashtë ti nuk e di ca bëhet. Mbase jam gabim, por unë si publik kështu e perceptoj”.

Më tej këngëtarja ka akuzuar edhe njëherë produksionin se po u dëmton imazhin personazheve të përfshirë në këtë histori, vetëm për shikueshmëri.

“Atyre po u bëhet një gjyq publik nga njerëz që s’kanë asnjë të drejtë të japin, as marrin, nga dy njerëz që pëlqehen. Produksionit mbas daljes së Fifit u duheshin këta të dy për shikueshmëri. Ata po e bastardojnë dhe po dëmtojnë imazhin e të treve dhe më vjen shumë keq! Boll më, se janë tre familje të cenuara moralisht!”

Teksa këngëtarja u pyet se kush do të donte ta fitonte, tha emrin e Beatrixës, teksa shtoi se çmimi i “Big Brother VIP” po ju kushton shumë më shumë, “Po humbasin vlerat artistike si Fifi, Monika, Ariola, Donaldi e së fundmi Beatrixa”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *