22 Mars, 2023

Tragjedia: kur zgjidhjen e divorcit e kërkon te magjia

 Tragjedia: kur zgjidhjen e divorcit e kërkon te magjia

Një “doktor” nga Rusia vrau një burrë me sëpatë gjatë ritualit okult për të shpëtuar martesën e tij.

Anton Shabanov, 33 vjeç, kërkoi ndihmën e magjisë së zezë pasi gruaja e tij Ljubova, 29 vjeçe, e la atë më pak se një vit pas dasmës.

Për ta rikthyer me magji gruan e tij, ai kontaktoi mashtruesin e dënuar Nikolai Ivanov, 32 vjeç, shkruan Daily Mail.

Ivanov sugjeroi që ata të kryenin një ritual në të cilin rrobat e tij dhe gruas së tij varroseshin në pyll. Gjatë kryerjes së ritualit, Ivanov është tallur me Shabanovin, ka pasur një konflikt mes tyre dhe Ivanov e ka vrarë me sëpatë. Më pas ai ka mbuluar trupin me degë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia më vonë arrestoi Ivanovin, i cili pranoi vrasjen e Anton Shabanov. Një gjykatë në Rusi e ka dënuar së fundmi me nëntë vjet e gjysmë burg dhe pagesën e dëmshpërblimit.

Një mik i të vdekurit tha për 360TV se çifti nuk u divorcuan, por jetonin të ndarë.

Në një deklaratë të gjykatës thuhet se Ivanov, “gjatë gërmimit të një grope, foli negativisht për ritualin dhe gruan e viktimës, pas së cilës pati një debat mes burrave. Konflikti u përshkallëzua në një përleshje gjatë së cilës Ivanov e goditi Shabanovin disa herë me sëpatë në kokë e qafë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *