9 Qershor, 2023

Terror me kallash në një lokal, shpallet në kërkim nipi i deputetit të PS dhe dy shokët e tij

 Terror me kallash në një lokal, shpallet në kërkim nipi i deputetit të PS dhe dy shokët e tij

Nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Ramazan Rraja është një prej te personave të armatosur me kallash, që rreth tre javë më parë terrorizuan klientët një lokal në Zejmen të Lezhës.

Sipas policisë, Rraja bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë kontrolluar të gjithë klientët pasi kishin shkuar për të kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve.

Ai nuk ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes duke bërë që tre të armatosurit të largohen.

“Nga teresia e veprimeve hetimore dhe veprimeve profesionale proaktive, ka rezultuar se autoret e ngjarjes se ndodhur ne date 13.11.2021 jane shtetasit Roan Brahimi, Ramazan Rraja, Alesio Dobrozi”, bën me dije Policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore policia ka zbuluar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve Ramazan Rraja, Alesio Dobrozi dhe Roan Brahimi, këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *