3 Shkurt, 2023

Teologu shqiptar: Burri është mbi gruan, Zoti i jep të drejtën e vendosjes së rendit në familje! Perëndimi promovon pederastët, aty burrat trajtohen si lecka nga gratë

 Teologu shqiptar: Burri është mbi gruan, Zoti i jep të drejtën e vendosjes së rendit në familje! Perëndimi promovon pederastët, aty burrat trajtohen si lecka nga gratë

“I pari që u krijua ishte mashkulli Ademi dhe më pas Zoti krijoi gruan që tek ajo burri të gjente prehje dhe paqe.

Në historinë e Shqipërisë gjithë ata që e kanë drejtuar këtë vend kanë qenë burra, shiko historinë e SHBA. Kështu e ka krijuar Zoti natyrën, burri është më i fuqishëm se gruaja.

Ne si njerëz tek e fundit jemi kafshë, por jemi kafshë inteligjente. Edhe pse Allahu na ka dhënë mendjen, ne kemi shumë veti të kafshëve.

Ne hamë si kafshët, jetojmë si kafshët dhe vdesim si ata. Është një rregull që Zoti e ka bërë në natyrë, ne nuk e ndryshojmë dot natyrën”.

Kështu tha historiani dhe teologu mysliman Olsi Jazexhi, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ku shtoi se në Shqipëri personi më i fuqishëm është një grua dhe ajo është ambasadorja amerikane, që sipas tij, i shkund gjithë burrat e këtij vendi.

Për të vijuar këtë qëndrim, Jazexhi deklaroi se historia ka qenë histori burrash, është dominuar nga burrat, por se edhe gratë kanë një rol shumë të rëndësishëm.

Në këtë linjë teologu deklaroi se vendi i gruas është që të prodhojë jetë dhe se Zoti thotë në Kuran, se “gratë janë vendi ku ju mbilleni”:

“Zoti ka krijuar seksin, që meshkujt të tërhiqen nga gratë dhe së bashku të krijojnë jetë. Perëndimi me promovimin e feminizmin, pederastëve etj., po shkojnë kundër natyrës njerëzore.

Këta po shkatërrojnë qenien njerëzore. Zoti i ka dhënë burrit më shumë aftësi se gruas. Gratë kanë vëmendje ndaj detajeve, gratë janë më të ndjeshme. Profeti Muhamed ka thënë se xheneti është nënë këmbët e nënës.

Por edhe pse profeti e ka dashur shumë nënën e tij, mesazhi që ka dhënë është se burri është mbi gruan. Në Shqipëri kemi Edi Ramën Kryeministër.

Unë nuk e dua, por kështu na ka rënë siraja që të kemi dikë të na drejtojë. Kjo nuk do të thotë se gruaja është e barabartë me burrin. Jemi të ndryshëm.

Zoti ka dalluar disa mbi disa dhe ka vënë burrin mbi gruan. Dhuna është diçka e natyrës njerëzore, shtetet bëjnë luftë me njeri tjetrin.

Shqipëria është pjesë e NATO-s, e një aleance kriminale që vret burra dhe gra në gjithë botën. Kryeministri ynë është një njeri i dhunshëm, ai përdor ushtrinë, policinë, shtetin, të na dhunojë ne.

Bota funksionon nëpërmjet dhunës. Nëse një mashkull jeton me femrën e tij në majë të malit dhe gruaja nuk i bindet, Zoti i jep të drejtën që burri të administrojë policimin dhe vendosjen e rendit në familje.

Që kur Zoti e ka mbjellë specien tonë në këtë planet, ne meshkujt kemi dominuar. Zoti në Kuran i flet vetëm burrave, nuk është e vërtetë.

Por në shumicën e revelatës Zoti iu drejtohet burrave nga që janë burrat ata që kanë përgjegjësinë mbi kopenë e tyre, mbi fisin e tyre, mbi gratë e tyre, mbi familjen e tyre.

Patriarkalizmi nuk është veti vetëm e islamit por edhe te shoqëri të tjera dhe kultura të tjera. Janë kultura që i shërbejnë burrit. Natyra e ligjeve në perëndim, gruaja ka fuqinë kryesore në familje, pas gruas fëmija, më pas qeni dhe në fund burri.

Shumë burra në Perëndim refuzojnë të martohen, se nuk duan që në një moment gruaja iu merr pasurinë dhe të drejtat dhe ata nuk implementojnë dot rregullin e Kuranit që burri të policojë gruan e tij.

Në Perëndim burrat ndihen si lecka, të shkelur me këmbë. Dhe kjo është një nga arsyet pse kemi një krizë të madhe në shoqëritë perëndimore, ku burrat nuk po martohen më, nuk po lindin më fëmijë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *