Teologu ‘kuqezi’ nga Shkupi që po dërrmon hoxhallarët shqiptarë pro Putinit

Në rrjetet sociale ai njihet si Tim Shkupi. Është mjaft aktiv sidomos kohët e fundit, ku flet pa pushim për “hoxhallarët” e Putinit. Është shqiptar nga viset tona në Maqedoninë e Veriut, e pikërisht prej kryeqytetit, të cilin e mban edhe si mbiemër.
Pavarësisht sanksioneve, SHBA-ja dhe Evropa vijojnë t’i paguajnë Kremilinit 1 miliard dollarë në ditë për gaz dhe naftë
Por prej kohësh ai ka hapur një betejë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e klerit musliman në Maqedoninë e Veriut, të cilët i konsideron si të shitur e të lidhur me shërbimet serbe dhe ruse.
Ai jeton në Londër, ka marrë pjesë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e vitit 2000, dhe e konsideron Perëndimin si aleatin më të rëndësishëm jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të muslimanëve në botë, e të Palestinezëve.
Tim Shkupi, ka gozhduar egër hoxhën nga Shkupi, Muharrem Ismaili, i cili para besimtarëve ka sulmuar Ukrainën dhe lutet për të fituar Rusia. Videoja e hoxhës është bërë virale dhe ka sjellë një reagim mjaft të egër nga ana e publikut.
Tim Shkupi, i cili ka nisur herët një përplasje me këtë klerik por dhe me hoxhallarët e tjerë, sjellë argumentet e tij.
“Hoxha i Shkupit s’ka lidhje me shqiptarinë. Secilit që ja shihni shallin e robërisë në kokë, mos e shkruani ‘hoxha shqiptar’. Në Shkup ka edhe grupe të tjera etnike. Tani, pse hoxha flet shqip, ka prej tyre që i kemi shqiptarizuar vetëm me gjuhë, por me zemër janë me Serbinë.
Ai është hoxhë i mulla Shaqirit të Sarajevës, që është me shkollë të Beogradit. Ai beson se guri ka me folë pasi të bëhet kijameti, mos të ketë njerëz në tokë”, shkruan teologu Tim Shkupi në faqen e tij.
Për këtë temë, ai është mjaft aktiv, sa kryen një numër të madh postimesh, videosh, ku është marrë gjatë me këtë çështje.
Sipas tij, ka një aleancë të fortë të Rusisë, Serbisë me muslimanët e disa vendeve arabe që Shkupi i quan “të Bagdadit”.
Nga ana tjetër, ai edhe pse musliman, madje hoxhë me titull është i bindur për aleancën me Perëndimin dhe adhuron heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Madje përdor shpesh në postimet e tij, frazën e famshme të Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit, është Shqiptaria”.
Në lidhje me akuzat e hoxhës që u bë viral sot, i cili akuzon Perëndimin se nuk ndihmon Palestinën, teologu Tim Shkupi ja kthen me argumente: “Shtetin e Palestinës e mbajnë donacionet e Perëndimit. Janë donacione me mbi 70 %, e jo shtet ku t’i beson se kanë me ta ba kalifat me 72 hyri, të halldupëve të xhehnemit.
Mirëpo ti nuk beson as në 72, pasi ti fenë e ke kamuflim”, shkruan Tim Shkupi.