1 Tetor, 2023

Të shpallet “non grata” Baton Kokëdhima

 Të shpallet “non grata” Baton Kokëdhima

Nga Bledi Mane

Vinte vërdallë dikur nëpër Tiranë, hynte sa në bashki e sa në qeveri. Përlante tendera por punë nuk soste, gjobiste e kërcënonte me mediat e tij, përkëdhelej nga Edi Rama urrehej nga Berisha. Flirtonte me Metën sulmonte Lul Bashën, flinte me Bashën gdhihej me Fatmir Mediun…

Koço Kokëdhima, matrapazi dhe dallaveraxhiu me shkollë të lartë iku na tregu. Ose më mirë tregu e zbythi edhe nga punët e pista në biznes edhe nga allishverishet në parti dhe për një moment u duk sikur vendi i Kiços mbeti bosh.

Intrigantët e Tiranës u rropatën për t’ia zënë vendin por qeveria e Edi Ramës importoi një Kokëdhimë nga Kosova. Sot sekserizmat në biznes dhe sofizmat në politikë i ka në dorë një dhe vetëm një, Baton Haxhiaj.

Sa herë të hani bukë mos harroni se miellin serb në Shqipëri e sjell Batoni. Aq herë sa flitet për shkëmbime territoresh Serbi-Kosovë kujtohuni se poshtë hartave fshihet Batoni. Kur deheni me birra importi ngrijeni një dolli për Batonin si tutor i privilegjeve në tregun shqiptar.

Kujtohuni e mos harroni se miliona lekë reklamash nga inceneratorët e plehrave i përlan Batoni dhe portali i tij anonim. Madje zyrat e mëdha luksoze të portalit Batoni i ka te stadiumi i ri në qendër të Tiranës.

Çdo darkë në ekranet e televizioneve të Tiranës ju “shkërdhen trutë” me moral Batoni dhe çdo dalje e tij paguhet 280 euro/nata. Drejtor marketingu në spitalet private të Tiranës është Batoni me 17 milionë lekë rrogë madje Batoni punon si këshilltar i jashtëm edhe për Edi Ramën edhe për Lulzim Bashën.

Batonizimi, jo betonizimi i Tiranës po ofendon dhjetra e qindra dallaveraxhinj që kemi ne këtu të cilët vetofrohen me gjysmën e çmimit të Batonit. Pra siç e shikoni mbajtja e Batonit ka kosto të lartë financiare ndaj boll e mbajtëm me taksat tona sepse nuk ka asnjë lloj imlakti në publik, në audiencë, në elektorat.

Nëse nuk e zëvendësoni me prodhime vendase të paktën shpalleni “non grata”, paketojeni drejt Kosovës dhe na sillni këtu gazetarin Imer Mushkolaj. Ky i fundit i freskët dhe energjik jo i ndenjur si Batoni!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *