1 Tetor, 2023

‘Të pastrehët që flenë në acar në shkallën ku ka lindur kryeministri’

 ‘Të pastrehët që flenë në acar në shkallën ku ka lindur kryeministri’

Profesor Tritan Kalo ka lëshuar një britmë zemërimi pasi ka parë të pastrehë që flenë në shkallët e pallateve në Tiranë në këto ditë ngricash kur temperaturat natën bien nën zero.

Ai ka publikuar një foto ngjethëse dhe apel për kryeministrin e vendit, për lukuninë “pusht-shtetbërëse dhe politiqenët, siç i cilëson në zemërimin e tij.

“Mbrëmë dhe sot 24-orëshi më i ftohtë i këtij dimri, – shkruan Kalo. – Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për drejtësi e vijojnë shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtme

Mendoni e veproni edhe për ta. Vendi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur kryeministri ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, pallati 18, shkalla 1 në bulevardin “Zhan D’Ark”.

31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të patrashëguara dhe të pamerituara, nga ju të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për atdhe e komb keni vetëm çifliqet tuaja…kurrë mos harroni se edhe ata e jo vetëm, janë bij e bija të këtij vendi. Janë vëllezërit e motrat tona.

Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!” përfundon mesazhi i profesorit të njohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *