22 Mars, 2023

Taulant Balla dhe Grida Duma përplasen në Kuvend

 Taulant Balla dhe Grida Duma përplasen në Kuvend

Taulant Balla dhe Grida Duma janë përplasur në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla iu drejtua deputetes demokrate se nuk e kupton nga i buron gjithë ai helm dhe ofendime që nxjerr kur flet

Dumës iu përgjigj duke thënë se helmohet kur dëgjon njerëzit në Elbasan se si janë të shtypur dhe Balla është kthyer në një diktator të asaj zone.

Balla: Kushteuta, rregulloja dhe kodi i etikës, kushdo që i shkel të jesh i sigurt që kushdo që shkel do marrë ndëshkimin e duhur.

Nuk e kuptoj ende dhe sa kohë duhet të ndërhyjë ky parlament që një deputet të marrë fjalë dhe në atë moment të mos flasë askush!

Ky është parimi themelor unë ju garantoj që nga kjo anë sallë edhe kur deputet, dhe zonja ka një problem të madh me vete aq sa herë flet do ofendojë, nga të vjen gjithë ky helm.

I prodhon më shumë helm se sa absorbon vetë. Kjo është keqardhje. Megjithatë Bashës unë ia qaj shumë hallin, asnjëra nga këto nuk është statuti i PD, tek ai statut bëj si të duash. Ti lexoje ndryshe, babi yt polik ta lexojë ndryse, por ta harrojë kush nga ju se mund të shkellë këto rregullave.

Duma: E di ku e gjej helmin? Kur kam shkuar te zona e tij (Taulant Ballës), kur thoni probleme mos të na kapi kamera se ai ka zaptuar të gjithë vendin, tek diktatori i atij vendi, tek njerëzit që i keni zvogëluar në ekzistecë dhe në në shpirt. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Kur keni gabime pranojini dhe aty filloni të ekzistoni politikisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *