27 Mars, 2023

Takimet sekrete, të përgjuara, të Belinda Ballukut me Saimir Tahirin në një resort në Vishnje

 Takimet sekrete, të përgjuara, të Belinda Ballukut me Saimir Tahirin në një resort në Vishnje

Gazetari Kastriot Myftaraj flet për disa takimet sekrete, të përgjuara të Belinda Ballukut me Saimir Tahirin në Vishnje.

“Të gjithë njerëzit në PS janë distancuar nga Tahiri sikur i kishte rënë lebra, duke mos bërë takime me të, por nuk ishte për të gjithë kështu çuditërisht.

Belinda Balluku ministre e rëndësishme e shkeli këtë rregull të pashkruar. Belinda i qëndroi pranë Saimir Tahirit, për arsye dhe interesa politike dhe bashkëpunoi me të në fushatë.

I lidh bashkë interesi kundër Erion Veliajt. Edi Rama u nervozua sepse Tahiri nuk u mjaftuar me shërbimin e provës që mori, por donte të merrte pafajësisë dhe t’i shkonte Ramës.

Nga Sauku në Vishnjë janë rreth 7 kilometra ku ka një resort Saimir Tahiri dhe natën aty ka shkuar shpesh Belinda Balluku jo me makinën e saj sepse është në mbikëqyrjen e Gardës.

Ka shkuar natën e maskuar dhe atje ka filmime për këtë. Aty është një zonë e mbuluar. Pse ka shkuar Balluku kaq shpesh në një resort, se mund të ishin takuar diku tjetër.

Belinda Balluku është një ministre shumë e fuqishme, pasi ka një superministri. Është një politikane që është shumë afër kryemisnitrit që po luan me idenë për ta bërë presidente.

Ajo mund të jetë edhe kryetare e bashkisë së Tiranës dhe prandaj takohej me Saimir Tahirin. Çelësat e bodrumeve të Tahirit i ka Belinda dhe i ka lënë atje ato ai. Belinda mund të shkojë dhe t’i përdorë ato.

Qëllimi i saj është që të marrë bashkinë e Tiranës, e ka kështu si pasion familjarë, sepse Beqir Balluku kur e pyeti Enveri tha se donte të ishte kryetar komiteti ekzekutiv i Tiranës”, thotë Myftaraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *