27 Nëntor, 2022

Studimi: Njerëzit e bukur kanë sistem imunitar më të fortë

 Studimi: Njerëzit e bukur kanë sistem imunitar më të fortë

Bukuria mund të mos jetë vetëm diçka vizuale, pasi duket se njerëzit me pamje të bukur kanë një sistem imunitar më të mirë. Tiparet e lidhura tradicionalisht me atraktivitetin, si fytyra simetrike dhe sytë e shndritshëm, mund të jenë shenja se trupi është më i mirë në luftimin e infeksionit, ka zbuluar një studim i ri i testeve të gjakut. Studiuesit besojnë se ne mund të tërhiqemi nga pamje të tilla, sepse truri ynë është i lidhur fort për të kërkuar partnerë të shëndetshëm.

Summer Mengelkoch, e cila udhëhoqi studimin në Universitetin Kristian të Teksasit, tha se njerëzit që dalin në një bar duke kërkuar të flasin me dikë tërheqës, shpesh quhen të cekët dhe u thuhet se pamja nuk është gjithçka, por ata thjesht ndjekin instinktet për të gjetur një bashkëshort “cilësor”.

Studimi me 152 pjesëmarrës burra dhe gra u botua në revistën “Proceedings of the Royal Society B”. Shkencëtarët fotografuan 152 të rinj pa make-up dhe me shprehje neutrale. Më pas, 492 njerëz të tjerë u anketuan në internet dhe iu kërkua të vlerësonin atraktivi tetin e tyre.

Burrat më të pashëm dhe femrat më të bukura – sipas atyre që vlerësuan 25 fotografi secili – u zbulua se ishin gjithashtu më të shëndetshëm.
Prej kohësh është treguar se njerëzit me pamje të bukur janë më të shëndetshëm. Ata me fytyra simetrike nuk kanë gjasa të kenë pasur probleme zhvillimi në mitër ose gjatë fëmijërisë.

Lëkura e pastër dhe sytë e shndritshëm e të gjerë tregojnë shëndet të mirë, sepse sytë e njerëzve të sëmurë priren të bëhen më të ngushtë dhe më të errët, tregojnë disa ekspertë.

Dhe rëndësia e buzëve të kuqe dhe faqeve rozë mund të shpjegojë pse gratë përdorin make-up, pra jo për t’u dukur më të bukura por edhe më të shëndetshme.

Daily Mail

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *