22 Mars, 2023

Spartak Ngjela: Kur e kam takuar Metën herën e parë, ishte me kostum turk 10 mijë lekësh dhe me sandale. Sot ka prona si sheikët

 Spartak Ngjela: Kur e kam takuar Metën herën e parë, ishte me kostum turk 10 mijë lekësh dhe me sandale. Sot ka prona si sheikët

Avokati Spartak Ngjela ka treguar mbrëmjen e djeshme një takim që ka zhvilluar me Ilir Metën disa vite më parë, atëherë kur ky i fundit ishte zv.kryeministër.

Në një intervistë për “Log”, Ngjela tha se e gjeti Metën në zyrë me kostum turk 10 mijë lekësh dhe me sandale, ndaj i erdhi shumë keq, por tashmë ai ka prona që nuk i kanë as sheikët.

“Mendimi im është ky që pasi të ikë manteli i çelikut që i ka dhënë Presidenca i fillon procesi për pronat, 100%.

Ka prona që nuk i kanë as sheikët. I kam vajtur në zyrë kur qe zv.kryeministër, e gjeta me një kostum turk dhjetë mijë lekësh dhe me sandale, më erdhi keq.

Thashë kështu i mban zv.kryeministri. Kaloi në stratosferë. Më shumë është turp për shoqërinë.

Offshore u kanë gjetur para të mëdha këtyre. Nuk është vetëm ai, janë shumë”, tha Ngjela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *